Wanda Nara blinte dhurata me kartën e Icardit për futbollistin tjetër, prapaskenat e tradhtisë

14 Prill 2025, 20:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mauro Icardi, Wanda Nara dhe Keita Balde

Ndarja e Wanda Narës dhe Mauro Icardit, po merr përmasat e një telenovele.

Dy protagonistët janë përpjekur të shmangin deklaratat dhe akuzat në javët e fundit, por thashethemet e reja nga Argjentina, kanë komplikuar më tej situatën.

Sipas gazetarëve, Pepe Ochoa dhe Fefe Bongiorno, Wanda Nara blinte dhurata shumë të shtrenjta për të dashurin e saj, Keita Balde, me kartën e ish-bashkëshortit, Mauro Icardi.

“Çështja që e shqetëson më shumë Mauron, është se Wanda Nara po sillet si një nënë e mirë në publik, ndërkohë që la vetëm fëmijët e saj në një hotel në Turqi, për të shkuar me të dashurin e saj”, thanë gazetarët.

Ata u shprehën gjithashtu se marrëdhënia mes Wanda Narës dhe Keita Balde, nuk ishte vetëm një natë, por vazhdonte prej kohësh.

Madje, thuhet se ajo i dhuroi sulmuesit senegalez, dy ora “Rolex” shumë të shtrenjta, të cilat i pagoi me kartën e Icardit.

Pak javë më parë, Wanda Nara pranoi lidhjen me Keita Balde, por deklaroi se e nisi marrëdhënien me të, pasi zbuloi se Icardi e tradhtonte me China Suarez.  

Video