Me zemrën e thyer, plot dhimbje dhe lot Unikkatili i ka dhënë lamtumirën e fundit vëllait të tij, Mentor Palokaj, i cili ndërroi jetë mesditën e së dielës.
Ashtu si dhe ishte lajmëruar më herët, Mentori u përcoll për në banesën e fundit nga familjarë dhe miq të shumtë.
Ndërkohë, fjalën në ceremoninë mortore e ka marrë vëllai i tij, Viktori, ose i njohur ndryshe si Unikkatili.
Duke theksuar se vëllai i tij do të mbahet mend gjithmonë si një njeri i besës dhe fjalës, Unikatili tregoi dhe një fragment të shkëputur nga memoria e kujtimeve të fëmijërisë së tyre.
“E pata bërë unë një sherr dhe Mentori më i vogël se unë, baba e fajësoi atë. E mbaj mend ai e hëngri ndëshkimin dhe me q* nënën nuk kallëzoi që unë e kam bërë", tha Unikkatili.
Mentor Palokaj pasditen e 2 marsit u gjet i pajetë në banesën e tij në Prishtinë.
View this post on Instagram
Lidhur me shkakun e vdekjes së tij ende nuk ka një njoftim zyrtar, ndërkohë policia më herët bëri me dije se në banesën e tij u gjet një armë zjarri si dhe lëndë narkotike.