Video që po bën xhiron e rrjetit, Dea i drejton thikën Luizit (PAMJET)

13 January 2023, 20:01Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video që po bën xhiron e rrjetit, Dea i drejton thikën Luizit
Dea Mishel dhe Luizi

Një prej banoreve të "Big Brother Vip Albania" është dhe blogerja Dea Mishel Hoxha, e cila vëmendjen më të madhe e mori në "prime-n" e kaluar për shkak të situatës së Luizit, ku ai deklaroi që është i sëmurë.

“Unë nuk mund të bashkëjetoj me dikë i cili po vdes dita-ditës”, ka thënë ajo që më pas bërë bujë të madhe duke u komentuar shumë jashtë shtëpisë.

Por një tjetër video me protagoniste Dea Mishelin po bën xhiron e rrjetit në dy ditët e fundit. Bëhet fjalë për pamjet e mëposhtme,  ku Dea Mishel mban në dorë një thikë të madhe dhe kur Luizi kalon pranë saj ajo bën gjestin e nguljes duke ja drejtuar në bark.

Duket sikur ai nuk e ka parë këtë veprim që për njerëzit jashtë është skandaloz dhe i rrezikshëm, por që mund të jetë edhe i paqëllimshëm nga ana e Deas.


Video