
Videoja e një orangutangu që sulmon një vizitor në një kopsht zoologjik indonezian është bërë virale në internet, duke mbledhur më shumë se 16 milionë shikime brenda një dite.
Majmuni, me nofkën Tina, kap burrin prej këmishe dhe më pas i kap këmbën, duke refuzuar ta lëshonte.
Njerëz të tjerë të pranishëm u përpoqën ta ndihmojnë duke e tërhequr burrin dhe shkelmuar kafshën, por e kotë.
Një postim i dytë tregon se individi më në fund çlirohet nga kapja e rrezikshme pa ndonjë dëmtim të dukshëm.
Më pas, protagonisti i videos, Hasan Arifin, pranoi se kishte shkelur rregullat e sigurisë për të regjistruar përmbajtje në rrjetet e tij sociale dhe i kërkoi falje kopshtit zoologjik dhe publikut, raportojnë mediat lokale.
— san (@sundaykisseu) June 7, 2022
here’s the rest???? pic.twitter.com/UFZYfjYHfA
— san (@sundaykisseu) June 7, 2022