“Unë këtë e bëra kastile”, flet trajneri i jogës që u bë viral: E bëra vërtet kastile (Video)

5 July 2022, 07:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Unë këtë e bëra kastile”, flet trajneri i
Klodian Murati

Të gjithë e kemi dëgjuar apo edhe përdorur tashmë shprehjen e famshme “Unë këtë e bëra kastile”. Kjo shprehje u tha në një studio televizive nga trajneri i jogës, Klodian Murati, i cili duke bërë një ushtrim, u duk sikur u rrëzua keq dhe pas këtij rrëzimi tha “unë këtë e bëra kastile”.

Mirëpo, kur e sheh videon me kujdes, të duket sikur Murati e ka lëshuar pak trupin dhe ka rënë. Megjithatë, trajneri i jogës vazhdon me versionin e tij. Ai shprehet se e ka bërë me të vërtetë kastile.

"Kush e ka parë emisionin live e ka parë që unë para se ta bëja këtë ushtrim e parapriva dhe thashë që këtë gjë e kam të lidhur me filozofinë e jetës. Pra unë u rrëzova, e bëra kastile për t’i treguar njerëzve që edhe nëse rrëzohesh nuk duhet të dorëzohesh, por të ringrihesh edhe të tentosh. E bëra për të treguar se në jetë nuk ka dështim, ka vetëm rezultate.

Në qëndrimin e dytë pastaj nuk u rrëzova. Kishte disa që thonin ‘ti e vendose dorën të kërbishtja’. Mua thjesht më ra mikrofoni dhe kur e pashë videon dukej sikur kisha vendosur dorën tek kërbishtja sepse isha dëmtuar por që jo nuk ishte kështu", shprehet trajneri.

 


Video