
Ilir Shaqiri, finalisti i “Big Brother VIP Albania”, është përlotur ditën e sotme, pasi brenda shtëpisë është vendosur kënga më e re e vajzës së tij.
Kjo surprizë e bukur e emocionoi aq shumë saqë nuk u përmbajt dhe shpërtheu në lot.
“U këputa fare”, u shpreh Iliri, teksa Beniada i qëndronte afër dhe e përqafonte.
Edhe banorët e tjerë ishin shumë të gëzuar për Ilirin, kur e kuptuan që kënga është e vajzës së tij.
Ilir Shaqiri është surprizuar edhe njëherë tjetër nga vajza e tij, Emily.
Mes lotësh dhe përqafimesh ata u takuan duke pasur mundësi që për pak minua të ngushtonin distancën mes tyre.
Gjithashtu nuk mund të harrojmë edhe këngën që Sabiani, miku i tij i ngushtë, lançoi ditën e daljes së tij nga “Big Brother VIP”.
Iliri nuk i mbajti dot lotët sapo dëgjoi zërin e shokut të tij të ngushtë, kur kënga u luajt në shtëpi.
View this post on Instagram