Tayna ndryshon "look" dhe befason me ngjyrën e re të flokëve (FOTO)

22 October 2022, 20:55Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tayna ndryshon "look" dhe befason me ngjyrën e re të
Tayna

Rap-artistja e njohur shqiptare, Tayna, ka bërë një ndryshim në "look-un" e saj.

Përmes disa postimeve në InstaStory, Doruntina Shala (emri i vërtetë i saj) ka treguar se i ka bërë flokët ngjyrë portokalli.

"Ndihem sikur kam mësuar një gjuhë të re" shkruan ajo tek postimi i saj.

Krijuesja e hitit “Columbiana” deri më tani ka provuar një sërë ngjyrash në flokë dhe duket se i shkon gjithçka. Krahas kësaj, ajo po vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e angazhuar në skenën muzikore shqiptare.



Video