Shkarkohet nga puna sepse doli nga grupi në WhatsApp

10 September 2023, 18:08Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkarkohet nga puna sepse doli nga grupi në WhatsApp
WhatsApp Group / Foto ilustruese


Aplikacioni WhatsApp është kthyer në një mjet të rëndësishëm komunikimi jo vetëm me familjarët e miqtë, por edhe me kolegët e punës.

Grupe të shumta në WhatsApp janë formuar për të koordinuar sa më mirë punën, sidomos kur është nevoja e bashkëpunimit në grup mes kolegëve.

Por për një punonjës nga Kadizi i Spanjës eksperienca ka qenë negative. Ai është pushuar nga puna pasi ka dalë nga grupi WhatsApp.

Arsyeja? Në kuadër të grupit WhatsApp u ndanë edhe turnet e punonjësve si dhe komunikime të rëndësishme për aktivitetet që do të kryhej.

Të paktën, ky është versioni që kompania i ofroi ish-punonjësit të saj.

Por punëtori nuk mendon kështu. Ai ka thënë se kompania i detyron punonjësit të dërgojnë çdo ditë foto dhe video të asaj që kryhej në vendin e punës dhe pikërisht për këtë arsye ai refuzoi dhe u largua nga grupi, pa iu dorëzuar presioneve të eprorëve.

Sipas gazetës La Vanguardia, burri tani i është drejtuar sindikatës sepse sipas tij i janë shkelur të drejtat si punëtor. Rasti u përhap me shpejtësi në mediat spanjolle.

Në Spanjë, në fakt, e drejta për shkëputje dixhitale dhe respektimi i privatësisë së tyre është e garantuar dhe një betejë e ashpër ligjore po përgatitet me shoqërinë e burrit që nuk ka ndërmend të dorëzohet.


Video