Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka reaguar pas aludimeve të sotme se kishte filluar një romancë ish-konkurentin e "Përputhen" Andi Artani. Dyshimet ardhën pas komenteve të dyshes në rrjet dhe simpatisë që kishte shprehur hapur Andi ndaj këngëtares.
Por këngëtarja ka vendosur të sqarojë gjithaçka për të mos lënë vend për dyshime. Përmes dy statuseve në rrjetin social Twitter, Beatrix sqaron se është beqare dhe po i dedikon kohë vetëm vetes. Gjithashtu, ajo shkruan dhe me ironi se ka vendosur që mos t'i komentojë më as mamit të saj.
“Unë jam single. Unë jam duke u fokusuar vetëm tek vetja. Do filloj do ruhem. S’do i komentoj më as mamit se mos na lidhni bashkë”- shkruan Beatrix duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur.