Reperi italian Fred de Palma i ka dhënë fund aludimeve duke konfirmuar lidhjen me modelen shqiptare Jori Delli.
Pas postimit të fotografisë ku dukej teksa e puthte ish-konkurrenten e Big Brother Vip Albania, ndonëse ajo shfaqej me kurriz, fansat nisën të aludonin se për kë bëhej fjalë.
Italianët vërshuan në komente duke thënë se vajza misterioze ishte Ana Mena me të cilën është përfolur për një lidhje, apo Beatrice Vendramin ish e dashura prej disa vitesh.
Por ishin ata shqiptarë të cilët këmbëngulnin se vajza në fakt është Jori Delli.
Vetë reperi gjatë një video në rrjetet sociale e ka konfirmuar përmes disa "bars"-ave.
“Ulni kërkesat, flisni për të dashurën time, vëlla, i keni marrë tashmë. E dashura ime është shqiptare. Në vendin e budallenjve, ti je budallai i vendit".
Disa e kanë interpretuar si ofendim ndaj Shqiptarëve, megjithatë është e paqartë nëse ai i është drejtuar vendit tonë apo italianit në "betejën Rap".