“Yjet shqiptarë të Diasporës” projekti me moderator dhe ideator Ilir Shaqirin, producente dhe skenariste Ledja Likun dhe regjisor Drini Jaku, një format i ri dhe i veçantë televiziv nis në muajin janar në Top Channel. Projekti është unik dhe i pa realizuar më parë, ky format është krijim autentik.
“Yjet shqiptarë të Diasporës”, një program dedikuar zbulimit dhe promovimit të talenteve shqiptar në Diasporë në arte skenike.
Janë regjistruar mbi 10 episode në disa qytete të Europës, dhe në fillim të muajit Janar 2025 nis transmetimi në Top Channel.
Secili prej konkurrentëve në fazën e parë do të votohet nga publiku nëpërmjet votimit online në website e TopChannel. Më të votuarit do të jenë pjesë e gjysmëfinales, e cila do të realizohet në Top Channel, ku juria profesioniste do të vlerësojë secilin prej tyre. Mbrëmja finale do të zhvillohet në muaji Maj, dhe do të jetë një spektakël me shumë performanca të veçanta.

Producentia Ledja Liku konfirmon që ka shumë talente të veçantë, por edhe histori që kanë përlotur stafin realizues gjatë intervistave. Gjithashtu nuk mungojnë as rrëfime drithëruese nga konkurrentë që kanë qenë viktima të bullizmit.
Historitë e emigrimit, sfidat, vështirësitë, përshtatja në një vend të huaj, problemet financiare, largësia me familjet, si edhe përfshirja e tyre në art.
Ky program do të sjellë atë çfarë ne jemi jashtë kufijve të Shqipërisë, do të sjellë njerëz të vërtetë dhe pa filtra, të rinj që e duan Shqipërinë dhe janë krenar për origjinën e tyre.
Nga Janari në Top Channel!


