Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Këngëtari Michael Benjamin, i njohur me emrin e artit si Mikaben, ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme teksa ishte duke performuar në një koncert në Accor Arena në Paris.
Lajmin për vdekjen e artistit e ka bërë me dije menaxheri i koncertit. Benjamin u nda nga jeta në moshën 41-vjeçari në momentin kur ishte duke performuar në skenë më grupin muzikor Haitian, Kmpa Carimi, papritur u ndje keq.
Menjëherë atij ju dha ndihma e parë, mirëpo nuk arriti të mbijetonte. Koncerti u ndërpre menjëherë pas momentit dramatik.
Pamjet janë duke bërë xhiron e rrjetit
ndërkohë sipas videove të publikuara në rrjet shihet teksa këngëtari u rrëzua papritur teksa po largohej nga skena.