Tre figurat kryesore të politikës shqiptare ndër vite, kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duket se po marrin shembullin e politikanëve perëndimorë, duke gjetur një mënyrë shumë efikase për t’u afruar me të rinjtë, nëpërmjet aplikacionit më trend të kohës, TIK TOK.
Sali Berisha i është bashkuar Tik Tok-ut vetëm ditët e fundit, duke e cilësuar si një mundësi të artë për t’u afruar me të rinjtë, në një kohë kur teknologjia po ecën me ritme galopante.
Kryetari i PD, Sali Berisha ka shfrytëzuar rastin e ditëlindjes për t’i kërkuar të rinjve që t’i bashkohen PD dhe të bëjnë realitet ëndrrat që kanë.
Në adresën e Berishës kanë ardhur shumë komente urimi, një ndër ta ishte edhe personazhi i njohur i 'TikTok'-ut, Fabio Dushku. Shqiptari i burgosur në Greqi, Fabio Dushku e ka uruar Berishën për detëlindje dhe e ka ftuar të bëjnë një lojë në 'Tik Tok'.

Kush është Fabio Dushku:
Fabio Dushku, 35 vjeç, është me origjinë nga Mirdita. Prej 11 vitesh është i arrestuar dhe vuan dënimin në burgun e Koridhalos, Greqi. Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të ndryshme penale, disa prej të cilave i pranon e të tjerat jo.
Fabio Dushku është arrestuar në vitin 2010 dhe akuzohet për disa vrasje dhe plagosje të ndodhura në periudhën 2007-2008. Ai nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat për të cilat është dënuar me burgim të përjetshëm./VoxNews