Ky është maçoku më vrastar në planet (FOTO)

15 October 2022, 20:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ky është maçoku më vrastar në planet (FOTO)
Ky është maçoku më vrastar në planet

Në disa foto mund të duket një maçok lozonjar, miku i përditshëm i fëmijëve. Por në të vërtetë macja këmbëzezë (Felis nigripes) nuk luan lirisht në apartamentet tona, sepse është felini më vdekjeprurës në planet.

Duket fillimisht një medalje e pamerituar kur mendon që kjo specie e rrallë që jeton në Afrikë, kryesisht në Botswana dhe Namibi, ka dimensione të vogla, jo më shumë se 52 centimetra, për një peshë që nuk tejkalon tre kilogramët.

Ky është maçoku më vrastar në planet (FOTO)
Edhe pse dimensionet janë modeste, felis nigipes është një killer i vërtet

Por për shkak të metabolizmit të tij të shpejtë, macja këmbëzezë ka nevojë të ushqehet shpesh.

Ajo gjuan mesatarisht çdo orë, duke vrarë si një “killer” i vërtetë të paktën 12-14 zogj ose brejtës të vegjël, me një përqindje suksesi që tejkalon 60% të përpjekjeve.

Ky është maçoku më vrastar në planet (FOTO)
Pamjet e maces këmbëzezë janë të rralla, ata gjuajnë vetëm natën

Për të bërë një paralel me “mbretin e xhunglës”, luanin, kjo është një statistikë tre herë më e mirë.

Nuk ka shumë pamje të felinit të vogël vrastar, sepse ai del për gjah vetëm gjatë natës. Ai nuk del gjatë ditës as për të pirë ujë. Në fakt, ai nuk pinë kurrë ujë, sepse atë e merr nga viktimat e tij të shumta.

Ky është maçoku më vrastar në planet (FOTO)
Botswana i ka kushtuar një pullë felinit të vogël vrastar


Video