Ops! Aktorja Liza Koshy rrëzohet në tapetin e kuq të "Oscars"

10 March 2024, 22:18Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ops! Aktorja Liza Koshy rrëzohet në tapetin e kuq të
Aktorja Liza Koshy

Aktorja e njohur, Liza Koshy është rrëzuar teksa po parakalonte në tapetin e kuq të dielën mbrëma në ceremoninë e çmimeve “Oscars”.

Aktorja Koshy teksa po pozonte me fustanin e saj të kuq, jashtë Teatrit Dolby, u rrëzua ndërsa po përpiqej të ecte me takat e saj.

Në një video të kapur nga mediat, Koshy tha: “Gjithçka është në rregull”.

“Kishte një puset, e patë të gjithë”, u përgjigj ajo me shaka, për të tejkaluar situatën e sikletshme.

 


Video