U përfol se do bëhej pjesë e Big Brother Vip / Cubi Metkaj pjesë e Top Channel, aktorja zbulon: Do të futem në…

10 March 2024, 21:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U përfol se do bëhej pjesë e Big Brother Vip / Cubi Metkaj
Aktorja Cubi Metkaj

Aktorja Cubi Metkaj zbuloi ekskluzivisht në “E Diell” se do të jetë pjesë e familjes së madhe të Top Channel.

Ajo fillimisht u shpreh se do të marrë pjesë në Big Brother VIP, por më pas zbuloi se kjo ishte thjesht një shaka.

Aktorja tashmë do të jetë pjesë e programit më të ndjekur të humorit, Portokalli.

“Vendosa që të bëhem pjesë e Top Channel. Në Big Brother (qesh). Pritet të futem javën tjetër. Përtej shakasë, se e marrin seriozisht, unë do të jem pjesë e Portokallisë. E kam kënaqësi sepse jam në formatin që është profili im. Kam kënaqësinë të jem pjesë e Portokallisë sepse ka qenë ëndrra ima”, deklaroi aktorja.


Video