Nuk zgjat shumë tensioni, Luizi pajtohet me Kiarën, puthje mes çiftit (VIDEO)

9 February 2023, 18:40Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuk zgjat shumë tensioni, Luizi pajtohet me Kiarën, puthje mes
Luizi pajtohet me Kiarën

Dita e sotme nisi me tension për Kiarën dhe Luizin, kjo pasi Luizi nuk i tha “Mirëmëngjes”.

Ajo i shpjegoi situatën Armaldos, duke i thënë se të gjithë banorët mund të kenë momentet e tyre të vështira brenda shtëpisë, por midis tyre nuk duhet të mungojë komunikimi asnjëherë.

Por kjo situatë mes tyre nuk zgjati për shumë gjatë. Luizi i tha Kiarës që ishte thjeshtë një moment që ai lëshoi veten, asgjë më shumë.

Kiara u shpreh se komunikimi është shumë i rëndësishëm për të dhe se ai duhet t’ia thojë kur është i mërzitur.

Pas sqarimit, mes njëri-tjetrit vijuan puthje dhe përqafime.

 

 

 


Video