Luizi-Kiarës: Kur të dalim nga këtu do të çoj tek varri i babit në Shkodër, do t'i prezantoj nusen

9 February 2023, 13:04Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luizi-Kiarës: Kur të dalim nga këtu do të çoj tek
Kiara dhe Luizi

Kryefjala e këtij realityshow, Luiz Ejlli, është i pandalshmi i lojës që diçka i doli jashtë parashikimeve, rënia në dashuri.

Që në ditët e para ai shfaqi pëlqim për moderatoren Kiara Tito, ndërsa ndjenjat u rritën dita ditës.

Pavarësisht refuzimeve të Kiarës, Luizi diti ta bëjë për vete ndërsa moderatorja i dha një mundësi. Luizi bën gjithçka për lojë, pa e përfshirë aspak marrëdhënien e tij me Kiarën.

Madje, ai ka arritur në atë pikë sa e sheh si nënën e fëmijëve të tij. Teksa bisedonin në mbrëmje me njëri-tjetrin në shtrat, këngëtari i bëri Kiarës një premtim prekës.

Para se të ikin në Maldive (udhëtimi i dhuruar për çiftin nga produksioni i BBV), ata do të ndalen më parë në Shkodër. Kjo pasi Luizi dëshiron ta çojë Kiarën tek varri i babait, për t’i prezantuar nusen.


Video