Nominimi i tij vjet u krahasua me atë Deas, Arbër Sulstarova sqaron: Nominimi i Deas ishte i dobët dhe i pamerituar  

5 February 2023, 18:31Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nominimi i tij vjet u krahasua me atë Deas, Arbër Sulstarova sqaron:
Nominimi i Deas qe ka hapur debate

Krahasimi mes “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2” është i pashmangshëm, qoftë në situata apo personazhe.

Nominimi i fundit i Deas, që u mbrojt nga Arbana me fjalët se “ka ndodhur edhe edicionin e kaluar”, po krahasohet me zgjedhjen që bëri vjet Arbër Sulstarova.

Ky i fundit, hapi kutinë e Pandorës dhe vendosi të nxjerrë në nominim, Donaldin, Beatrixën dhe Einxhel Shkirën. Shumë po e krahasojnë nominimin e tij me atë të Dea Mishel dhe vetë Arbri ka një sqarim për të bërë.

“Sqarim: Ka disa persona që krahasojnë nominimin e vjetshëm timin me atë të djeshëm. Për mendimin tim, nominimi i djeshëm duke qenë 3 persona nga i njëjti grup (Luiz/Kiara/Efi) është nominimi më i dobët dhe më i pamerituar. Ishte zgjedhje e lehtë për lojën personale e ardhur nga inati dhe jo logjika. Veprimet që vijnë nga inati nuk të çojnë larg. Prandaj, kujdes me krahasimet pa vend dhe mos e zhvlerëson nominimin historik”, shkruan ai në Instastory.

Ndërkohë edhe sot pas një viti, në postimin e Arbrit shihen komente të bëra së fundmi, që e përgëzojnë për “nominimin historik.”

 


Video