Nita Latifi është rrëfyer për fëmijërinë, projektet e reja, ‘Big Brother VIP’ dhe banorët e formatit. E ftuar në "S'e luan topi", këngëtarja u ndal te raportet me Zhaklinën, Diolën por edhe Bledi Manen. Ajo surprizoi duke shprehur vlerësime për opinionisten e BBVA, pas përplasjeve të tyre.
“Pavarësisht situatave Zhaklinën e vlerësoj si njeri dhe forcën që ajo ka. E kam vlerësuar gjatë rrugëtimit në BBV për guximin që ka patur për të shprehur mendim e saj. Bledi ka qenë një mik i mirë brenda në shtëpi, jashtë doli të ishte ndryshe. Ne jemi njerëz ka momente që nuk merremi vesh, ka momente që gabojmë. Mua nuk më ka pëlqyer sjellja e tij jashtë shtëpisë. Gjithsesi mendoj që më e mira është që të ulen dhe t'i sqarojnë të gjithë keqkuptimet e tij."- tha ajo.
Ndërkohë, sa për raportin shumë të komentuar me Shpatin, Nita sqaroi se e ka mik të mirë. "Kemi raport të mirë shoqëror. Jam duke u kryqëzuar në media që jemi kapur mat. E vërteta është se jemi miq."- u shpreh ajo.
Ka rënë në sy fakti që ajo nuk është parë me Diolën pas daljes nga formati dhe pse në shtëpi ishin shumë mikesha.
"Me Diolën nuk kemi kohë të shihemi. E kam takuar Fotinin se e kam shumë shoqe. Absolutisht e vërteta është që raportet janë shumë të mira. Me Ronaldon jemi duke i patur disa ngacmime nëpër media i ka filluar vetë i pari.”- tha Nita.