Prej disa ditësh Dea dhe Olta janë distancuar nga njëra-tjetra dhe raporti i tyre nuk është më i njëjtë si më parë. Në fakt, ‘krisja’ e miqësisë mes tyre, ndodhi pas daljes së Amosit.
Të pakta kanë qenë bisedat mes atyre të dyjave që prej daljes së Amosit nga shtëpia. Duke biseduar me Armaldon, Olta u shpreh se është shumë e mërzitur me Dean, pasi ajo ka ndarë shumë gjëra me të, një prej të cilave ka qenë edhe debati me Kristin.
Ajo shtoi se ka qenë shumë e sinqertë në marrëdhënien shoqërore që u krijua mes tyre aty.
Olta dhe Armaldo gjithashtu folën edhe për lojën e banorëve të tjerë. Olta tha se është shumë e rëndësishme të mbash të njëjtin qëndrim që nga fillimi në fund.
Kjo e fundit i tha Armaldos se ai është i lezetshëm, natyral, i ndershëm, i vërtetë dhe Maestro.
Ndërkohë, Olta nuk ka marrë nëpër gojë vetëm Deamishel, por edhe Kejsin dhe Kristin.
Teksa po gatuanin në kuzhinë, Olta dhe Armaldo komentuan marrëdhënien mes Keisit dhe Kristit. Madje për këtë të fundit thanë se ai nuk prek punë shtëpie me dorë.
Sipas tyre, Kristi nuk bën asgjë në shtëpi, as pjatën që ha bukë nuk e lan. Olta u shpreh se ai është mësuar keq me Keisin, pasi ajo i shërben gjithë kohën.
Sipas saj, Kristi sa herë i thotë Keisit që ka uri apo etje, ajo gjithmonë ngrihet dhe i përgatit diçka për të ngrënë, apo i përgatit çajin.
Olta u shpreh se egoizmi i tij në shtëpi është i tepruar dhe si djalë që është rritur me kulturë evropiane, nuk duhet të jetë kaq i ledhatuar.