Në 7 në Tiranë dhe në 9 në Strugë, me "charter" udhëton Xhensila Myrtezaj? (FOTO)

28 July 2022, 19:32Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në 7 në Tiranë dhe në 9 në Strugë, me
Xhensila Myrtezaj

Kryeministria Edi Rama organizon sot një manifest në sheshin "Skënderbej" në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ShBA-Shqipëri, teksa do të marrin pjesë shumë emra të njohur të muzikës shqiptare. 

Një prej tyre është dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj. Mirëpo, kjo e fundit ka njoftuar në rrjetet sociale se mbrëmjen e sotme në orën 21:00 do të mbajë një koncert në Strugë. 

Manifesti në Tiranë fillon në orën 19:00 dhe Xhensila nuk dihet ekzaktësisht se kur do të këndojë por më konkrete është ora e koncertit të Strugës. Para tij, Xhensila e ka të pamundur të performojë në Tiranë, por dhe më pas duket e njëjta gjë.

Sikur të niset në orën 21:30 nga Struga, Xhensila me makinë e ka të pamundur të arrijë qoftë edhe në orën 00:00 në Tiranë. A mos ndoshta udhëton me avion privat dhe ne nuk e kemi ditur deri më sot.



Video