Ndryshe nga ç'është parë deri tani, Dojna Mema i feston ditëlindjen të birit në mënyrën më të veçantë

20 August 2024, 13:20Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndryshe nga ç'është parë deri tani, Dojna Mema i

Nolan Sol, djali i Dojna Memës dhe Vlashent Satës, mbush sot 2 vjeç dhe moderatorja ka zgjedhur të festojë, në një mënyrë origjinale dhe të veçantë, larg xixave, dritave dhe tullumbaceve, por pranë aventurave.

“Kjo është dita më e bukur e jetës sonë, të cilën kemi zgjedhur ta festojmë pa festë me tullumbace, ndriçim e xixa. Sot është dita e celebrimit të asaj që është më e rëndësishme për ne: Të jemi bashkë në aventura e zbulimin e botës!”, shkroi ajo.

Më tej, u shpreh:

“Gjithçka do të ëndërronim për birin në ditën e lindjes së tij është të mos humbasë kurrë kuriozitetin, shkëlqimin në sy e forcën për t’u ngritur me një buzëqeshje sa herë rrëzohet. Happy b’day, little lion”!

Dojna ka zgjedhur kështu një “festë” ndryshe nga ç’kemi parë zakonisht vërdallë. Nolan Sata ka lindur më 20/8/2022 dhe lajmin e bukur e ka bërë me dije Dojna, përmes një postimi në Instagram.

Ndryshe nga ç'është parë deri tani, Dojna Mema i


Video