Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Megan Fox është shtatzënë. Aktorja është në pritje të fëmijën e saj të katërt dhe lajmin e zbuloi një postim në Instagram të hënën mbrëma.
Megan Fox publikoi një foto nudo ku pozon e mbuluar me atë që duket si bojë e zezë, ndërsa ekspozon barkun e rrumbullakosur para kamerës.
“Mirë se erdhe sërish”, shkruan 38-vjeçarja, krahas imazhit ku zbulon shtatzëninë.
Çifti shpallën fejesën e tyre në vitin 2022. Ndërkohë Megan Fox ka tre djem nga martesa e saj me aktorin Brian Austin Green nga viti 2010 deri në vitin 2021.
Ndërsa 34-vjeçari Machine Gun Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, ka një vajzë nga një lidhje e mëparshme.
