Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë çifti më i komentuar i momentit në showbizin shqiptar. Romanca e tyre nisi brenda shtëpisë së "Big Brother Vip Albania 2".
Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ata bënë një dasmë "në kuadër të lojës", edhe pse Kiara u vesh me vellon e bardhë dhe ka qenë nata kur i dha puthjen e parë në buzë Luizit. Më pas, në natën finale të BBV ata e kurorëzuan dashurinë e tyre në një celebrim martesor në Bashkinë e Tiranës.
Por, duket se Kiara është veshur si nuse me vello të bardhë që fëmijë. Siç duket ajo është bërë nostalgjike për atë kohë dhe ka postuar sot në InstaStory-n një foto nga fëmijëra ku shfaqet me vellon e bardhë dhe e ka krahasuar me foton kur veshi vellon e bardhë në celebrimin martesor me Luizin.
Ajo i ka shoqëruar fotot vetëm me disa emoji me fytyrë me zemra.
