
Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që mund të themi se është “Dancing With The Stars”.
Show-n magjik më të përfolur të momentit.
Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhurojnë show çdo të premte.
Ditën e djeshme dy nga konkurentet e “DWTS”, vajzat shumë të dashura për publikun Megi Pojani dhe Sara Hoxha kanë postuar një video shumë ‘funny’ të tyre në Instagram. Vajzat shfaqen duke numëruar lekët dhe duke i shkëmbyer ato, për të bërë një pazar për blerjen e fitores së “DWTS”. Video është postuar nga Megi, e cila shkruan gjithashtu:
Siç e lamë Sara Hoxha në minutën e 90’ natën finale, rrëshket taka, padjeshka nuk realizohet…
Ndërsa komenti i Sarës:
Moj ti sikur nuk e lam kshu?
Kontrata thotë që të dyja duhet të japin maksimumin në performancë në mënyrë që patjetër njëra nga ne të fitojmë që lekët të vijnë te ne…
View this post on Instagram