
Donald Veshaj ka publikuar së fundmi këngën e tij të re në bashkëpunim me vëllain e tij binjak, Romeo Veshajn dhe këngëtarin Elgit Doda të titulluar “Picasso”.
Duke pasur parasysh trekëndëshin e dashurisë Bora Zemani-Donald Veshaj-Beatrix Ramosaj, kjo këngë është dëgjuar deri në detaj nga fansat të cilët kanë vënë re një ndryshim në tekstin e kënduar nga aktori i humorit.
Fansat janë të bindur se aktori i humorit ia ka dedikuar këngën sërish moderatores nëpërmjet vargjeve ku duket qartazi se ndihet i penduar.
Pjesë nga teksti i Donaldit:
“Ma tha truri për me t’puth
Ma tha truri për me t’humb
Ma tha truri për me t’lut
Ma tha truri për me vujt”
Por një video që tregon tesktin e Donald Veshajt po qarkullon me shpejtësi në rrjet.
Në video duket që ish-banori i BBV në tekstin e tij këndon “Ma tha truri për me lujt”, ndërsa në versionin e publikuar ditën e djeshme ai thotë “Ma tha truri për me t’lut.”
Fansat menjëherë kanë shpërthyer në komente për këtë ndryshim nga ana e aktorit, pasi në tekstin e mëparshëm sipas tyre, ai pranonte se “ka luajtur me ndienjat e dikujt.”
Ndjekësit shkruajnë gjithashtu se ky ndryshim në tekstin e aktorit është bërë pas poblikimit të këngës së Beatrix Ramosajt të titulluar “Ma shumë se ti”, pasi ai pa reagimet ndaj tij në rrjet.