Eros Grezda dhe Ajsel Abazi janë një nga çiftet më të komentuara.
Ditën e sotme partnerja e Eros, Ajsel feston ditëlindjen. Nëse po prisni t’u themi që Grezda i ka bërë një dedikim romantik, na vjen keq që ju zhgënjejmë. Futbollisti i ka bërë partneres një super dedikim të veçantë dhe “të kohës”.
“Edhe 100 zemër. Të dua më shumë se Luizin”, i ka shkruar Eros në një pusullë bashkëshortes së tij.
Këtë urim sigurisht që Ajsel e ndau me ndjekësit e saj ku krahas tij shkruan: “Kur burri jot është më romantik nga sa e ke imagjinuar.”

Epo nuk është e habitshme që “Luiz-mania” paska prekur edhe çiftin e njohur.
Ajsel Abazi është kushërira e Almeda Abazit, e cila prej vitesh jeton në Turqi pranë bashkëshortit të saj të njohur Tolgahan. Edhe Ajsel jeton po atje, ndërsa Grezda luan me skuadrën Manisa të Turqisë.