“Paketoj tritola” po bën namin në Tik Tok.
Kënga e “gjujtsit” Kleviol Ahmetit, që sot është në qelitë e burgut të Fierit është edhe në Youtube përmes profileve pirate dhe brenda ditës është kthyer në videon më të klikuar të mijëra djemve dhe vajzave në rrjetet sociale.
Sezoni sapo ka nisur, por Kleviol Ahmeti është nga sot reperi më i klikuar i verës, për shkak të përplasjes me Noizy-n dhe stilit të tij “gango”.
Lokali i Noizy-t u hodh në erë nga një sasi tritol në orën 04:00 të mëngjesit të së martës, kur Kleviol Ahmeti ishte në burg.
Në dëshminë që dha në polici, Rigels Rajku tha se nuk kishte asnjë konflikt tjetër veç atij me Cllevion.
Ky e kishte parathënë shpërthimin me tritol në tekstin e këngës së tij të fundit.
Tek hiti që po qarkullon kudo në rrjetet sociale dhe që doli kur Klevioli ishte në burg, ai shkruan:
“Arrest shpie bunker full me buza
Gangon e Shqipris hhh dominusa
Vizita surpriza, çunat i kam gjujtsa
Probleme me Noizyn? Hhh buza!
Ça po thu ti? Paketoj tritola!”
Dhe në fakt ashtu ndodhi. Siç e thotë Cllevio në tekst, sherri me Noizy-n përfundoi me shpërthim tritoli.
Vetë Kleviol Ahmeti është i përjashtuar nga dyshimet, por miqtë e tij duket se nuk e lanë të kalonte lehtë sherrin me grushta.