Këgnëtari i njohur shqiptar martohet në fshehtësi të plotë në Gjermani

17 July 2023, 20:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Këgnëtari i njohur shqiptar martohet në fshehtësi të
Ardian Bujupiu

Këngëtari shqiptar Ardian Bujupi i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar larg syrit kureshtar të medieve.

Burime për ‘Prive’ bëjnë të ditur se Ardiani i ka dhënë fund beqarisë në Gjermani, pak ditë më parë.

Artisti shqiptar është martuar në praninë e një rrethi të ngushtë të familjarëve. Edhe pse ai u sigurua që asgjë të mos bëhej publike, duket se dikush ‘spiunoi’ dhe nxori sekretin e këngëtarit.

Bashkëshortja e tij raportohet se është shqiptare nga Kosova, e cila po ashtu jeton në Gjermani, si Ardiani. Ende nuk ka një foto të saj, ndaj do na duhet të presim deri në momentin që ai ta bëjë publike vetë lajmin e bukur.

Kujtojmë se në aspektin e karrierës, Ardiani sapo ka publikuar këngën ‘Valle kosovare’ në bashkëpunim me Shpat Kasapin, e cila deri më tani ka grumbulluar 7.7 milionë klikime në ‘Youtube’.


Video