Doni një verë pa celulit? Shkoni në Golden Spa

17 July 2023, 12:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Doni një verë pa celulit? Shkoni në Golden Spa
Foto ilustruese

Jemi në ditët kur pjesa më e madhe e njerëzve ose janë me pushime ose presin të arratisen disa ditë në breg të detit. Shqetësimi më i madh, sidomos i vajzave është.. celuliti. Por si mund ta reduktojmë atë në një periudhë të shkurtër kohe. Sipas estetisteve që punojnë në qendrën Golden Spa në Tiranë, ka vetëm një mënyrë që e redukton dukshëm: masazhi manual. Në këtë qendër do të gjeni paketa speciale për armikun kryesor të grave dhe vajzave në verë.

 Por, çfarë është celuliti?

Celuliti është paraqitja me “gropa" e lëkurës, i cili kryesisht zhvillohet me kalimin e moshës, në këmbë, vithe,  stomak dhe prapa krahëve. Në thelb, kur ju keni globulat e yndyrës nën lëkurë që ushtrojnë presion ndaj indeve lidhëse, keni këtë pamjen e pabarabartë të lëkurës. Disa nga faktorët që kontribuojnë në këtë gjendje janë mungesa e stërvitjes, ndryshimet e hormoneve dhe dieta juaj.

Arsyeja e zhvillimit të celulitit tek të rriturit është për shkak të strukturës së pabarabartë të depozitave yndyrore nën lëkurë. Kjo gjendje është më e zakonshme tek femrat sesa tek meshkujt; rreth 80 për qind të grave  janë të prekura nga celuliti. Veçanërisht me kalimin e moshës lëkura humbet elasticitetin e saj. Megjithatë, çdokush mund ta ketë celulitin, madje edhe adoleshentët kur kanë probleme me peshën trupore ose ndryshimet hormonale.

Si një gjendje e lëkurës, celuliti nuk është problem serioz apo i dëmshëm, prandaj shumë veta zgjedhin thjesht ta lënë celulitin e tyre. Ndërkohë, të tjerët janë shumë të shqetësuar nga pamja e shëmtuar e celulitit, sidomos pas rrethanave të jetës si rritja/humbja në peshë ose shtatzënia - ose në verë kur zakonisht zbulohen më shumë pjesë të trupit.

Trajtimet natyrale për celulitin

Disa trajtime natyrale kryesore për të eliminuar celulitin.

-Ushqehuni shëndetshëm

Përdorimi i një diete të shëndetshme dhe rritja e aktivitetit fizik ndihmon në reduktimin e celulitit. Të humbësh peshë dhe të mbash përqindjen e duhur të yndyrnave të trup, redukton paraqitjen e celulitit,

Disa nga ushqimet kryesore që parandalojnë apo reduktojnë celulitin, janë:

Farat e linit. Lini është një ushqim i mrekullueshëm për lëkurën dhe rënien në peshë. Ai rregullon nivelin e estrogjenit dhe mund të rrisë prodhimin e kolagjenit nga trupi.

Mund ta konsumoni në sallatë, smoothie ose thjesht kokërr.

Ushqime hidratuese. Për shkak të dehidratimit, lëkura mund të thahet, prandaj këshillohet të konsumoni më shumë ushqime hidratuese, si perimet dhe frutat e freskëta, veçanërisht pjepri, kastraveci, selinoja, agrumet dhe barishtet e freskëta.

Doni një verë pa celulit? Shkoni në Golden Spa

Ushqime të pasura me fibra. Këtu përfshihen perimet, frutat e thata dhe farat. Fibrat ndihmojnë për pastrimin e zorrës së trashë, frenojnë urinë, ndihmojnë metabolizmin dhe balancojnë hormonet. Ushqimet e pasura me fibra që përmbajnë sasi të larta antioksidantësh janë perimet jeshile dhe kokrrat, të cilat janë dhe mjaft të dobishme pasi zvogëlojnë radikalet e lira që janë përgjegjëse për plakjen e lëkurës.

Uji. Mendoni se të pish shumë ujë është e rëndësishme për të reduktuar celulitin? Po! Uji e mban lëkurën të hidratuar dhe ndihmon nxjerrjen e toksinave nga trupi. Globulat e yndyrës nën lëkurë strehojnë toksinat duke e bërë celulitin më të dukshëm. Pastroni celulitin duke pirë 8-10 gota ujë të freskët në ditë. Një lëkurë e hidratuar  duket më e lëmuar, pa gropëza, dhe më e rinuar.

 Konsumoni më tepër kolagjen

Indet lidhëse – përfshirë shtresat e lëkurës përmbajnë kolagjen. Kur lëkura është e fortë, shfaqja e celulitit reduktohet. Kolagjeni është proteina me sasinë më të madhe në trupin e njeriut dhe shërben për elasticitetin e lëkurës,  inde të rinuara dhe të forta. Një nga mundësitë më të mira për të marrë kolagjen është supë më lëng mishi (kocka), e cila përmban aminoacidet e quajtur proline dhe glicinë që krijojnë kolagjenin. Kolagjeni ndihmon në forcimin e indeve të lëkurës dhe ndihmon në reduktimin e shkaqeve të celulitit.

  Bëni ushtrime fizike rregullisht

Për të luftuar celulitin, përveçse të përmirësoni dietën tuaj dhe të merrni suplemente ushqimore, gjëja më e mirë që mund të bëni janë ushtrimet fizike. Një raport i publikuar në Journal of Obesity në 2011, vërejti se “rezultatet e studimit që ekzaminuan stërvitjen intesive me intervale, (HIEE) treguan se kjo lloj stërvitje është më efektive në eleminimin e shtresave yndyrore nën lëkurë dhe yndyrnave abdominale, se llojet e tjera të ushtrimeve.”

Më poshtë keni disa fakte dhe këshilla për tu mbajtur mend:

Ushtrimet intesive me intervale janë të njohura për rritjen e metabolizmit dhe djegien e kalorive për një kohë të gjatë pas ushtrimeve (24-48 orë).

Stërvitja intesive me intervale përfshin ushtrime intensive të shkurtra, si vrapimi i shpejtë për një distancë të shkurtër dhe pastaj pushim. (ky koncept quhet ndryshe Stërvitja intesive me intervale, ose HIIT)

 Interesohuni për ndonjë program që kombinon ushtrimet kardio me ushtrime rezistence për të optimizuar aftësinë e trupit tuaj për të djegur shpejt yndyrnat, duke u ushtruar vetëm 20 minuta në ditë.

Dy nga strategjitë më të mira që rekomandohen janë trajnimi me pesha dhe trajnimi izometrik. Së bashku janë stërvitje mjaft efektive, bazuar në kërcim, yoga, hekur, dhe stretching i fortë; janë shumë të vlefshme për uljen e peshës trupore, përmirësimin e celulitit dhe tonifikimin e trupit. Përveç këtyre një rezultat mbresëlënës do e gjeni edhe në qendrën estetike Golden Spa në kryeqytet.


Video