Jeta e Mariah Carey shfaqet në një libër

7 December 2022, 00:12Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jeta e Mariah Carey shfaqet në një libër
Maria Carey

Jeta  private por edhe profesionale e artistes Mariah Carey po shfaqet në një libër të ri.

Shtëpia botuese TidalWave Comics e ka shtuar këngëtaren në kategorinë  e tyre “Female Force”  e cila u dedikohet grave  të cilat kanë shkëlqyer në fushat e tyre përkatëse.

Në 22 faqe libër fëmijëria  por edhe ngritja e  saj në karrierë e Carey-t ilustrohen me ngjyra të  ndezura nga  artisti Pablo Martinena.

Ndërsa shkrimtari Michael Frizell tha në një deklaratë se ishte i lumtur që ka shkruajtur për këngëtaren .

“Shpresoj që lexuesit të mësojnë diçka të re rreth saj.”-është shprehur ai.

Tre kopertina do të publikohen me  imazhe  që e identifikojnë atë me titullin e  “Mbretëreshës  së Krishtlindjeve”.

Ylli i muzikës është bërë sinonim i periudhës  së festave që nga publikimi i këngës së saj të vitit 1994, All I Want for Christmas Is You.

Hiti i Careyt vazhdon të dëgjohet edhe pas gati 25 vitesh kudo në botë.


Video