Edhe blogerja e njohur, Ina Kollçaku ka reaguar ndaj sulmit që iu bë sot ish-kryeministrit Sali Berisha i cili u godit me grusht nga 31-vjeçari Gert Shehu, para nisjes së protestës.
Kollçaku ka publikuar foton e Berishës të gjakosur në InstaStory dhe krahas saj shkruan: “O Berishë! Të dua!”.
Por, siç duket, nga reagimet e shumta që ka marrë, është detyruar të bëjë dhe një reagim sqaruar. Në postimin e radhës në InstaStory, Kollçaku e konsideron Berishën si lider për mënyrën si e menaxhoi situatën, teksa më tej thekson se kjo nuk është mbështetje politike, por filozofike.
“Nuk mendoj se kam parë ndonjëherë diçka kaq inspiruese sa një 80-vjeçar që ngrihet pas një grushti dhe mban në këmbë protestën! Një lider është thjesht Lider! Ose je Lider, ose nuk je Lider! Në bëhesh Lider. Për mendjemykurit kjo është filozofike, jo mbështetje politike! E urrej veten që më duhet ta shpjegoj”, shkruan Ina.