"Jam e mërzitur"/ Monika Lubonjës i ndodh "gjëma" me rrjetet sociale, i vjedhin Instagramin (VIDEO)

5 July 2022, 17:31Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Jam e mërzitur"/ Monika Lubonjës i ndodh
Monika Lubonja

Aktores dhe ish-banores së "Big Brother Vip" Monika Lubonjës i kanë vjedhur Instagramin. Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo përmes një video të shpërndarë për fansat e saj.

Monika tregon se ka dy ditë pa Instagram dhe është shumë e mërzitur. Kjo pasi ky aplikacion për të gjithë personazhet e famshëm është kthyer në një domosdoshmëri për punë. Kujtojmë se Monika bënte dhe shumë reklama në Instagram, duke marrë të ardhura financiare.

“Përshendetje miq. Kam 2 ditë që nuk e kam Instagram. Kanë tentuar që ta vjedhin. Falenderoj miqtë dhe fansat që kanë pyetur se çfarë ka ndodhur me Instagramin e Monikës. Jam mirë, por jam e mërzitur. Sepse ne Instagram, përveç momenteve të bukura që ne ndajmë me njëri-tjetrin, është kthyer në një domosdoshëri për punë. Me shpresë që të rikthej Instagramin, po ju përshëndes dhe faleminderit pafund të gjithë miqve që janë interesuar për mua”, ka thënë Monika.


Video