Grupi “The Bloody Alboz”, apo i njohur si TBA ka reaguar pas lajmeve në media, për videon ku rrihet brutalisht reperi BKM e që për të u tha se ishte anëtar i TBA-së.
TBA ka bërë të ditur se ai nuk ka qënë dhe as nuk është anëtar i këtij grupi. “Nuk ka lidhje me TBA, ska qenë kurrë TBA”, thuhet në reagim.

Ky reagim sipas Insajderi ka të bëjë me sherrin në mes dy rep-artistëve, Arkimed Lushaj i njohur me nofkën “Stresi” dhe Arben Simonit i njohur ndryshe si “BMT”.
Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, BMT, ndodhet brenda një makine, ndërsa grupi i Stresit shkatërron automjetin me shkop bejsbolli dhe godasin Arben Simonin pa pushim.
Ky i fundit ul kokën dhe mbrohet tek shoferi, i cili u thotë të rinjve që është thjesht një taksixhi dhe asgjë më shumë. Ndërkohë, BMT fsheh fytyrën për të mos u kapur nga kamera dhe nuk e ngre atë në asnjë moment.
“Jam djali i Sali Lushës, ky më ka prekur familjen, nuk kam gjë me ty”, dëgjohet të thotë Stresi, teksa i kërkon BMT që të ngrejë.