Ish-CEO i Twitter fshin llogarinë në Instagram që kishte hapur 12 vite më parë, si përgjigjet kur e pyesin për arsyen pse

18 August 2023, 17:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-CEO i Twitter fshin llogarinë në Instagram që kishte hapur 12
Jack Dorsey

Ish Shefi Ekzekutiv i Twitter, Jack Dorsey thotë se ka fshirë llogarinë në Instagram që kishte hapur 12 vite më parë.

Dorsey, në një postim në Twitter (X), shkruan se llogaria e tij @jack ishte ndër 10 llogaritë e para të rrjetit social dhe se ai ishte gjithashtu ndër investitorët e parë.

Ai pyet se kujt do ia japë Instagrami tashmë emrin “@jack”, pasi llogari me emra të përveçëm shiten në tregun e zi për mijëra apo edhe qindra mijëra dollarë.

Dorsey ka thënë se ka ndaluar së përdoruri Instagramin që kur u ble nga Facebook, ai më tej shton se nuk përdor asnjë rrjet social të “META” as Facebook dhe as WhatsApp.

Ndonëse nuk jep arsye të qarta, kur pyetet nga ndjekësit, ai lë të nënkuptohet problemet që kompanitë e Mark Zuckerberg kanë hasur gjatë viteve të fundit, si abuzimet me privatësinë e përdoruesve.

Nuk ka ngurruar as aprovimi i Elon Musk, i cili i përgjigjet me simbolin e zjarrit duke nënkuptuar mbështetje për veprimin e Dorsey.


Video