Ilir Shaqiri e thotë troç emrin: Ja kush do ta fitojë "Big Brother Vip Albania 2"

10 February 2023, 16:58Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Shaqiri e thotë troç emrin: Ja kush do ta fitojë "Big
Ilir Shaqiri

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP 1 Ilir Shaqiri ka folur për fituesin e edicionit të dytë

Në një prononcim për emisionin “Ditë e Re”, Iliri u shpreh se BBV 1 është njëshi, por për pasardhësin e tij në këtë edicion ai shikon këngëtarin shkodran Luiz Ejllin.

“Jam me atë që është publiku.., Luizi është fituesi... e do publiku! Por Big Brother VIP 1, është njëshi, ndërsa Luizi është fituesi i këtij edicioni sepse tashmë atë e do publiku”, u shpreh balerini i njohur.

Kujtojmë se Ilir Shaqiri u fut dhe pak ditë më parë në shtëpinë "Big Brother Vip", gjatë një sfide për banorët, ku dhe aty e tha në mënyrë të tërthortë se mendon se e fiton Luizi dhe Olta e kuptoi këtë gjë.


Video