
Ish-banori i “Big Brother VIP2”, Bjordi Mezini, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“E kam thënë jam single sepse jam vetëm aty brenda. Nuk isha gati për një lidhje. Fakti që jam apo jo i lidhur nuk do ndikojë në lojë”, sqaroi Bjordi.
Ai gjithashtu u pyet edhe në lidhje me projektet e reja, ku tha:
“Po, do vazhdoj serialin tim “H.O.T.”. Fillojnë xhirimet në mars. Kam shumë punë, e kemi shtyrë goxha”.
Por moderatorët e njohur të “Wake Up” i kujtuan edhe një nga momentet plot humor brenda në shtëpi. Është fjala kur gjatë një bisede me Luiz Ejllin ku ky i shprehte frikën se mos një ish-i dashur i Kiara Titos hynte në shtëpi, Bjordi përmend Ylli Bakën…
“Nuk e mbaj mend ta kem thënë ashtu. Ka një fije dyshimi që mund të jetë montuar. Por duke e njohur veten, edhe mund ta kem thënë. Më bënte shumë për të qeshur vetja ime”, tha ai.