“Gruaja dhe vjehrra”, kjo është arsyeja pse ti ke gjithmonë të drejtë

1 June 2022, 12:19Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Gruaja dhe vjehrra”, kjo është arsyeja pse ti ke
Foto ilustruese

Me siguri kur debatoni me partnerin e dini që thellë brenda jush keni të drejtë (edhe pse edhe ai(ajo) beson të njëjtën gjë), dhe me siguri ju keni të drejtë edhe kur thoni se cila parti politike është më e mira, kush duhet të kishte fituar Eurovizionin, nga erdhi COVID, ose në cilin restorant shërbejnë picën më të mirë.

Dhe e dini çfarë? Në fakt nuk e keni gabim.

Problemi qëndron në mënyrën se si ne vëzhgojmë realitetin. Për këtë arsye, psikologu Edëard Boring krijoi imazhin e famshëm që të gjithë e njohim dhe në më shumë se një rast edhe ty ta kanë treguar: Çfarë shihni këtu, një grua të re apo një grua të moshuar?

“Gruaja dhe vjehrra”, kjo është arsyeja pse ti ke
“Gruaja dhe vjehrra ime"

“Gruaja dhe vjehrra ime", quhet kjo pikturë. Nëse shihni një grua të re, keni të drejtë. Nëse shihni një grua të moshuar, po ashtu keni të drejtë. Siç shpjegon psikologu Myron Nelson në 'Psychology Today', e kaluara dhe pritshmëritë tuaja krijojnë përvojat tuaja subjektive.

 Ilustrimi i famshëm i Boring 'Gruaja dhe vjehrra' përshkruan fenomenin ku dy imazhet e ndryshme depërtojnë njëra-tjetrën pa një vijë ndarëse formale.

 Është e vërtetë që ju keni të drejtë për gjithçka, por edhe të gjithë të tjerët. Ju e interpretoni botën sipas asaj që ju thonë shqisat tuaja. E njëjta gjë ndodh edhe me shqisat e tjera tuaja, si shija. Shumica e njerëzve mendojnë për të mirën dhe të keqen si një dikotomi, ose kam të drejtë ose kam gabim. Por kjo nuk është mënyra e vetme se si funksionojnë problemet.

 Mbani në mend se çështjet që prekin të paktën dy persona nuk mund të përcaktohen vetëm nga një person.


Video