Goditi me vezë Vserlon dhe Olën, ja si e dënon Gjestin "Vëllai i Madh”!

12 March 2025, 08:12Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Goditi me vezë Vserlon dhe Olën, ja si e dënon Gjestin

Një përplasje e ashpër ndodhi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mes Gjestit, Vserlos dhe Olës.

Pas një debati të tensionuar, Gjesti vendosi t’i godiste të dy me vezë në kokë, një veprim që u konsiderua si shkelje e rregullave të Vëllait të Madh.

Si pasojë e këtij veprimi, produksioni ka vendosur ta çojë automatikisht Gjestin në nominimin e radhës, duke e vënë atë në rrezik eliminimi.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.

Por Vëllai i Madh i ka dhënë një tjetër dënim Gjestit, i cili duhet ta zbatojë gjatë ditëve në vijim.

Sipas dëbimit, Gjesti duhet të vishet si pulë dhe të kujdeset për vezët e t’i ngrohë ato.

Pa humbur kohë, banori ka veshur kostumin duke nisur kështu me kryerjen e dënimit.


Video