Gjestit i vjedhin valixhen e tundimeve, a do përballet banori i BBV me ndonjë dënim?

22 February 2025, 13:31Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjestit i vjedhin valixhen e tundimeve, a do përballet banori i BBV me

Gjestit iu besua një mision i veçantë në shtëpinë e Big Brother, ku ai duhej të ruante një valixhe me shtatë zarfa, që përmbanin dënime dhe surpriza.

Rregulli ishte; valixhja duhej të qëndronte gjithmonë me të, pa u lënë në duart e banorëve të tjerë. Megjithatë, sfida nuk zgjati shumë për të, pasi gjatë natës ai e humbi vigjilencën dhe e zuri gjumi.

Pikërisht në këtë moment, Vserlo pa mundësinë perfekte për t’i ndërhyrë në lojë dhe, pa u vënë re, i vodhi dy zarfa nga valixhja.

Ky veprim ka sjellë reagime të ndryshme mes banorëve, ndërsa Gjestit nuk i mbeti gjë tjetër veçse të përballet me pasojat e misionit të tij të dështuar.


Video