Françeska e fiksuar pas Heidit, nis edhe ofendimet. Rrjeti shpërthen kundër saj: Bullizuese (VIDEO)

17 April 2024, 17:52Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Françeska e fiksuar pas Heidit, nis edhe ofendimet. Rrjeti shpërthen
Heidi dhe Françeska

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother Vip” nuk kanë fund.

Françeska duket e fiksuar pas Heidit dhe është përplasur sërish me të sot, ndërsa nuk është kursyer me ofendime.

Teksa banorja po konsumonte në tavolinë me Romeon, Françeska i afrohet dhe i thotë se është një femër e dështuar që kërkon vëmendje duke shkuar nga një “reality” në një “reality” tjetër.  Ajo ka vijuar me ofendime duke i thënë se e vetmja gjë që Heidi di të bëjë është të “llapet” nëpër cepat e shtëpisë me të dashurin.

Pjesë nga debati:

Françeska: O zemra e vogël unë s’të përfill fare. Vajzat si ty luten që të jenë shoqe me mua. Ti nga ajo që erdhe m’u afrove mua doje të më bëje shoqe, por kur e pe që s’jam aq kapacitet i ulët sa je mësuar të merresh ti, tentove të më përdorje. Ti je një qen i lagur. Shko llapu nëpër cepat e shtëpisë, se aq kapacitet ke që të dalësh pak në kamer. Ec tani. Femër pa lidhje. Je duke shkuar nga një reality në një reality, për vëmendje.

Heidi: Unë jam ajo që të çmend ty.

Françeska: Je një “fucking loser” që kalon dhe provokon për pak vëmendje.

Ndërkohë të shumtë janë komentet kundër Fraçeskës pas kësaj situate. Pjesa më e madhe shkruajnë se Françeska është obsesionuar pas Heidit dhe se po bën bullizuesen.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Video