Franca fiton 'Junior Eurovision 2023', Viola Gjyzeli renditet e 8-ta

27 November 2023, 08:49Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Franca fiton 'Junior Eurovision 2023', Viola Gjyzeli renditet e 8-ta
Viola Gjyzeli

Franca ka triumfuar në Festivalin e të rinjve 2023, ndërsa Shqipëria u rendit në vendin e tetë me këngëtaren Viola Gjyzeli.

Festivali që u zhvillua në Nisë solli në skenë 16 këngëtarë, ku Viola Gjyzeli interpretoi e 13-ta në radhë në gjuhën shqipe me këngën “Bota ime”.

Pas votimit të shteteve përkatëse dhe jurisë, Franca arriti të fitonte me këngëtaren Zoé Clauzure “Cœur” (Zemra).

Në të 16 vendet konkurruese por edhe shtete të tjera të botës shikuesit votuan për këngët e tyre të preferuara në dy alternativa: Votimi online para spektaklit, ku votimi bazohej në fragmente të provave, dhe votimi online gjatë spektaklit ku shikuesit mund të votonin gjatë 15 minuta pas performancës së fundit.

Gjithashtu,  juritë kombëtare dhe votimi online përcaktuan secila 50% të rezultatit.


Video