U bë nënë për herë, Dafina Zeqiri publikon momentet nga lindja e djalit të saj (FOTO)

19 July 2025, 10:37Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U bë nënë për herë, Dafina Zeqiri publikon momentet nga

Këngëtarja Dafina Zeqiri është bërë nënë për herë të parë dhe emocionet e këtij kapitulli të ri në jetën e saj, ka vendosur t’i ndajë me publikun.

Këngëtarja  ka publikuar në rrjetet sociale momente të veçanta, ku dokumenton procesin e lindjes së djalit të saj, të cilin e ka pagëzuar me emrin Daskan.

Pamjet dokumentojnë faza të ndryshme, nga hyrja në sallën e lindjes, deri tek momenti kur Dafina merr në krahë foshnjën e saj për herë të parë.

Muajt e fundit Dafina ka qenë shpesh në fokusin e mediave rozë, jo vetëm për projektet muzikore, por edhe për shtatzëninë e saj.

Ajo është komentuar gjerësisht për paraqitjet e saj skenike gjatë pritjes së ëmbël, duke performuar në koncerte dhe diskoteka deri në muajt e fundit të shtatzënisë.

 



Video