Kim Kardashian është përballur me shumë kritika këtë vit për lejimin e vajzës së saj North West të vishet si të dojë.
Në videot e fundit të North në TikTok, ajo shfaq tatuazhe të rreme në fytyrë dhe flokë të zinj.
Megjithatë, Kim ka mbrojtur të drejtën e fëmijëve të saj për të shprehur ndjenjën e tyre të stilit, por gjithashtu ka pranuar se ka bërë një gabim me një zgjedhje të kohëve të fundit.

Në videot e postuara në llogarinë e përbashkët të nënës dhe vajzës në TikTok, North shihet me tatuazhe të rreme në fytyrë. Ajo gjithashtu ka një grilë të zezë në dhëmbë, piercing të rremë dhe lente kontakti me ngjyra.
Ajo është 12 vjeçe dhe më herët babai i saj reperi Kanye West ka ngritur shqetësimin lidhur me mënyrën se si vajza po rritet nga e ëma.
