Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Këngëtarja Besa Kokëdhima ka uruar Elvana Gjatën për rastin e ditëlindjes së saj. Por, me një batutë.
Fillimisht ajo ka postuar foton e Efi Dhedhes, e cila ka qenë pjesë e 'Përputhen' dhe e Big Brother VIP 2'. Mbi të ka shkruar një urim ditëlindjeje, por më pas ka postuar një tjetër foto. Këtë herë të vetë Elvanës.
"Shaka. Gëzuar beba ime!! E zgjuar, e talentuar, plot sharm, kreativitet, lezet, dashuri! Na u bëfsh 1000000 vjeç! Love u so so since ëe met more than 10 years ago (Të dua që nga koha që jemi njohur, 10 vite më parë)"- shkruan Besa në postim.
Siç duket ngjashmëria që është përmendur shumë dhe në rrjet mes Efit dhe Elvanës ka bërë që këngëtarja ta bënte këtë batutë.