"Filloi..."/ Do të jenë burrë e grua, Luizi dhe Olta nisin punën për filmin ku do jenë protagonistë kryesorë

31 May 2023, 20:05Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Filloi..."/ Do të jenë burrë e grua, Luizi dhe Olta
Luizi dhe Olta

Fituesi i 'Big Brother VIP 2' Luiz Ejlli vijon të mbetet ende një nga personat me më shumë shikueshmëri në rrjetet sociale e padyshim më i dashuri nga publiku.

Në vazhdën e projekteve muzikore dhe koncerteve brenda dhe jashtë Shqipërisë, Luizi së bashku me disa prej banorëve të 'Big Brother VIP 2' është përfolur se do të kenë një projekt tjetër gjigand.

Bëhet fjalë për një film. Së fundmi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram Luizi ka postuar një foto me Oltën. Të dy shihen me fleta skenari në duar, ndërkohë që këngëtari ka shkruar thjesht: Filloi!

Më herët është zbuluar se në film Olta dhe Luizi do të jenë çift, burrë e grua. Filmi do të ketë intrigë, histori dhe tradhëti, ku protagonistët kryesorë do të jenë dyshja kryesore e BBV.

"Filloi..."/ Do të jenë burrë e grua, Luizi dhe Olta


Video