Çfarë marrëdhënie ka partnerja e re e Aleksit me vajzën e tij? Ky koment i thotë të gjitha

24 May 2022, 13:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Çfarë marrëdhënie ka partnerja e re e Aleksit me

Pas ndarjes së  bujshme me aktoren Rudina Dembacaj, ish partneri i saj Aleksandër Varfaj po shijon prej kohësh romancën e tij me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën e cila quhet Moza Preza.

E dashura e Aleksandrit nuk është një personazh i njohur për publikun ndaj dhe në postimet e herë pas hershme në rrjetet sociale që ai publikon përpiqet që ta mbajë të fshehtë identitetin e partneres së tij për ndjekësit.

Madje partnerja e re, tashmë është njohur edhe me Viktorian, vajzën që Aleksandri ka me Rudinën. Duket se çifti tashmë po shijojnë lidhjen e tyre së bashku me praninë e vogëlushes. Ish-partneri i aktores publikon shpesh herë imazhe të vogëlushes së tij duke i shprehur dhe dashurinë e madhe që ka për të.

Çfarë marrëdhënie ka partnerja e re e Aleksit me

Mirëpo në postimin e tij së fundmi ku ka publikuar një foto të Viktorias, është vënë re komenti i partneres së Aleksandrit ku mund të shihet dhe dashuria që ajo ka gjithashtu për vajzën e tij duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre shkon për bukuri.

“E dashuruar me ty si babi dhe e dashuruar akoma më shumë me vajzën që ti ke rritur…”– shkroi ajo krahas fotos.

Çfarë marrëdhënie ka partnerja e re e Aleksit me

Thuhet se çifti kanë nisur edhe bashkëjetesën së bashku. Lidhja e tyre është konsoliduar dhe tashmë ata kanë zyrtarizuar lidhjen duke prezantuar edhe familjet e tyre.

Çfarë marrëdhënie ka partnerja e re e Aleksit me

Ndonëse Aleksi nuk i përket botës së mediave, emri i tij u bë i njohur kur u martua me aktoren Rudina Dembacaj. Edhe më i famshëm u bë ‘mekaniku’, si Rudina e quante, kur çifti u divorcua.

Rudina Dembacaj ka treguar përherë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me ish-partnerin e saj. Fëmija që kanë në mes, Viktoria, ka qenë një nga arsyet kryesore pse ata të dy kanë ruajtur raportet e mira me njëri-tjetrin. Ata dalin bashkë të tre si familje për shëtitje apo për të shijuar momente të veçanta dhe nuk ngurrojnë që këto t’i ndajnë edhe me ndjekësit në ‘Instagram’.

 Çfarë marrëdhënie ka partnerja e re e Aleksit me 

 



Video