Endri Prifti një "Nostradamus" apo fituesi i Këngës Magjike ishte i paracaktuar? Paralajmërimi që na dha

27 November 2022, 08:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Endri Prifti një "Nostradamus" apo fituesi i Këngës
Endri dhe Stefi dhe Marsela Çibukaj

Prej kohësh alodohet se fituesit e këngëve në Shqipëri paracaktohen para se ato të nisin, por këtë herë kemi një paralajmërim me emër dhe mbiemër që rezultoi i saktë.

Pak kohë më parë, këngëtari korçar Endri Prifti "shpërtheu" ndaj festivaleve në Shqipëri duke thënë se fituesit i përcakton "byroja" siç e quajti ai, para se ato të nisin dhe paralajmëroi se nuk do të merrte pjesë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai parashikoi se Këngën Magjike e fiton Marsela Çibukaj, ndërsa Festivalin Kombëtar e fiton Noizy në bashkëpunim me Eugent Bushpepën.

Të shumtë ishin ata që e morën këtë deklaratë si një "mllef" të tij ndaj Këngës Magjike dhe producentit të saj, por parashikimi i tij, rezultoi i saktë.

Mbrëmjen e djeshme u mbajt Kënga Magjike ku fitues u shpall pikërish Marsela Çibukaj me këngën e saj “I paftuar” duke grumbulluar në total 449 pikë nga votimi i kolegëve.

"Ju thamë në disa momente që ne do të ishim pjesë e Kënges Magjike këtë vit, por rrethanat as nuk e morëm vesh pse nuk do jemi, domethënë e kupton ti, nga ato furçat me bojë. Po dëgjo tani më mirë, e di pse, ja t’ju jap edhe informacion mbi fituesin e Këngës Magjike. Është Marsela Çibukaj, dhe Festivalin Kombëtar e fiton Noizy në bashkëpunim me Eugent Bushpepën . Tashmë juve jeni mësuar si funksionojnë këto, mblidhen ata byroja që gjysmët e tyre për kokën time, i kanë këpucët të dyja të majta dhe vendosin ata 5 muaj para. Nëse tani shpëtuam po të them dhe vendosëm të jemi në Amerikë, për festat e Nëntorit dhe për festat e fund vitit. Mirë ju gjetshim e deri atëherë ju uroj shëndet e veç të mira që të gjithëve pa përjashtim, duke futur këtu edhe piranjat në mes” shkruante atëher Endri Prifti.

Njëri parashikim i doli i saktë, mbetet për t'u parë nëse ka parashikuar të saktë edhe fituesin e Festivalit Kombëtar dhe nëse do të rezultonhte e tillë, atëhere do të linte shumë dyshime të forta për paracaktim fituesin të festivaleve.


Video