Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë emrat më të lakuar të vitit të fundit. Dyshja bënë bujë me historinë e tyre, të cilën zgjodhën ta jetojnë në syrin e publikut, dashur pa dashur.
Një nga momentet e bujshme të historisë së tyre është edhe takimi në BBV, por edhe “dhurata” që i bëri Donaldi, në tre vjetorin e lidhjes së tyre.
Së fundmi vetë aktori ka risjellë në vëmendje varësen që i dhuroi Borës, me të cilën ajo pozoi në disa nga fotot e saj në rrjetet sociale.
Donaldi ka postuar një foto të Borës me varësen e tij në qafë, krahas së cilës shkruan: “Ku është kjo?”
Por nuk ka vonuar as përgjigja e Bora Zemani, gjithashtu përmes një fotoje në Instastory.
“Nuk ta jap më, kot interesohesh”– shkruan Bora në foton që ka ripostuar.
